Veseli mban në ankth Empolin që ‘kërcënon’ FSHF!

Sport

veseli
Frederic Veseli mban në ankth Empolin. Nga 8 lojtarët e rikthyer prej impenjimeve me përaqësueset, mbrojtësi shqiptar ka qenë i vetmi që është paraqitur në gjendje jo të mirë, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane. Veseli është kandidati kryesor për të mbushur hapësirën e lënë në të majtë, si pasojë e dëmtimit të Pasqual. Por nga klubi toskan është bërë e ditur se lojtari është rikthyer i lodhur, si pasojë e dy ndeshjeve që luajti me Kombëtaren, në Ligën e Kombeve ndaj Izreaelit dhe Skocisë. Në një kohë kur nuk kishte luajtur më shumë se 1 minutë në kampionatin italian me Empolin.

FredericVeseliO 4GfaRh6mEm

Për këtë arsye është lënë pushim të paktën 24 orë. Teksa është stërvitur pjesërisht me grupin vetëm të enjten. Por ndërkaq, ka zëra që flasin edhe për një dëmtim të vërtetë të Veselit (i ndërruar në minutat e fundit ndaj Skocisë), aq sa flitet se klubi italian ka ndërmend t’i kërkojë edhe dëmshpërblim Federatës Shqiptare të Futbollit. Me siguri, gjithsesi, mund të thuhet se këto ditë që mungojnë deri në ndeshjen me Lacion e Strakoshës, do të jenë vendimtare lidhur me zgjedhjen e trajnerit Andrecoli, nëse do t’i besojë Veselit një fanelë titullari, apo do të duhet të bëjë zgjedhje të tjera.