VINICIUS, LOJTARI I REAL MADRID:

Sport

“Jemi shumë të lumtur që triumfuam në Champions League në sezonin e shkuar dhe tashmë duam ta bëjmë sërish një gjë të tillë. Brenda skuadrës rrethohemi nga një atmosferë pozitive dhe kemi besim. Detyra jonë është që të zbresim në fushë dhe të mbrojmë kurorën tonë. Do përpiqemi të ruajmë qetësinë dhe të japim më të mirën për Real Madrid.

Celtic është një skuadër shumë e mirë dhe nga pas shoqërohen gjithmonë nga tifozëria e tyre. kemi parë disa nga ndeshjet e tyre dhe në takimin e fundit ata fituan 4-0. Është shumë e vështirë që të vish të të luash këtu. Është hera ime e parë që vizitoj këtë stadium. Uroj që të zhvilloj një performancë madhështore dhe të kthehemi me 3 pikë në shtëpi”.