MotoGP; Dështimet e fundit të Doviziosos nuk janë normale sipas Marquez

Sport

andrea
Pritshmëritë ndaj Andrea Doviziosos këtë sezon të MotoGP janë mjaft të larta, duke parë edhe perfomancën e vitit të kaluar të pilotit të Ducatit, i cili rivalizoi deri në fund për titullin kampion Marc Marquez. Mirëpo forma e italianit duket se ka ardhur në rënie, pasi në 4 garat e fundit, ai është rrëzuar plot 3 herë, çfarë e ka zbritur në vendin e 8 në renditjen për pilotë. Në lidhje me këtë ka folur edhe kampioni në fuqi Marc Marquez, i cili shprehet se këto përplasje të Doviziosos nuk janë aspak normale.

marc
Piloti i Hondas thotë se Dovizioso gjatë karrierës së tij është shquar për vazhdimësinë, por këtë sezon ai po zhgënjen jo pak. Për spanjollin ai nuk është i njëjti me atë që e rivalizoi vitin e kaluar për titullin kampion, dhe për këto rrëzime nuk duhet fajësuar motori i tij. Për këtë mjafton të shohësh rezultatet e shokut të tij të skuadrës tek Ducati, Jorge Lorenzo, i cili ka fituar dy garat e fundit. Në “Çmimin e Madh” të Katalonjës, Dovizioso u kritikua se shkaktoi rrëzimin për shkak se kërkonte medoemos të qëndrontë pranë dy kryesuesve, Lorenzo dhe Marquez. Italiani shtyu tej limiteve Ducatin e tij në atë garë dhe bëri që të dilte jashtë gare pa as edhe 1 pikë të grumbulluar.