Martinez i sugjeron Hazard se është koha të lëvizë

Sport

martinez

Pas Botërorit të mirë që zhvilloi, Eden Hazard është një nga më të përfolurit për të veshur fanellën e Realit të Madridit. Skuadër kjo, në të cilën belgu duhet të zëvendësojë jo më pak, por Cristiano Ronaldon. Vetë Hazard ka pranuar se është momenti për të lëvizur nga Chelsea, ndërsa të gjitha të dhënat e cojnë këtë lojtar, pikërisht drejt Madridit. Ndërkohë, edhe menaxheri i Belgjikës, Roberto Martinez beson se është koha e duhur për Hazard që të largohet nga Londra. Belgu ishte protagonist në dërgimin e përfaqësueses së vendit të tij, në shkallën e tretë të podiumit të Kupës së Botës, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

eden

Duke ditur mirë cilësitë që zotëron Eden, tekniku Martinez ka deklaruar se ai mund të jetë pjesë e një projekt të ri në çfarëdo skuadre të madhe. “Hazard është në momentin më të mirë të karrierës. A duhet të shkojë në Madrid? Për mua është shumë e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje…”. Sipas Martinez, 27-vjeçari i Belgjikës mund të përshtatet në çdo ekip në botë. “Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja dhe projekte të reja. Ndoshta është koha më e mirë për Chelsean dhe Edenin që të ndahet. Do të isha vërtet shumë i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte pranuar ndonjë ofertë të rëndësishme për të”, tregoi tekniku i përfaqësueses belge. Ekziston përshtypja se nga momenti në moment, Hazard do të zyrtarizojë skuadrën e re. Ndërkohë që deri më tani ka luajtur 208 ndeshje në të gjithëkompeticionet për“blutë”, me të cilët ka shënuar 69 gola.