Sarri motivohet nga Chelsea: Anglia? Jam mes më të mirëve…

Sport

sarriiii121212i

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri ka dhënë të hënën intervistën e tij të parë si trajner i bluve të Londrës, aty ku zëvendësoi një tjetër italian si Antonio Conte. Fillimisht, tekniku ka dashur të falënderojë Napolin për vitet e tij të paharrueshme. “Para së gjithash, unë duhet të them faleminderit të gjithë napoletanëve, sepse ata më kanë ndihmuar në çdo mënyrë për tre vjet. I dua shumë dhe do t’i dua përgjithmonë “, Kurse sa i takon Chelsea, ka theksuar se është një ekip mjaft i mirë dhe se me disa ndryshime ai do të mundohet të praktikojë lojën e tij, atë për të cilën u bë I famshëm në Itali. “Stili im i lojës? Unë mendoj se në Napoli kam qenë shumë me fat për të gjetur shumë lojtarë, të cilët u përshtatën shumë mirë me futbollin tim.Unë mendoj se Chelsea është një ekip i mirë.Mendoj me një ose dy rregullime, mund të përpiqemi të luaj futbollin tim. Shpresoj që edhe tifozët të shijojnë cilësinë e lojës”, deklaroi Sarri.

sarri
Gjithsesi, ai ka pranuar se konkurrenca në Angli është e madhe, pasi ka pesë ose gjashtë skuadra shumë të mira, prandaj do të jetë e vështirë të fitohet. “Sidoqë të jetë, unë do të jap gjithçka që zotëroj për të bërë të mundur që të mos dalim pa fituar asgjë. Për mua do të jetë një stimul i madh që do të drejtoj në Angli, aty ku janë trajnerët më të mirë në botë, si Guardiola, Mourinho, Pochetino, apo Klopp”. Ndër të tjera, Sarri u shpreh se është një ëndërr që do të ketë mundësi të zbresë në një stadium si “Stamford Bridge. Teksa foli edhe për blerjen e Jorghinos, lojtarin që e mori me vete nga Napoli, për arsye se është teknik dhe i shpejtë në mendje.