Vrioni: Si është t’i bësh gol…vendlindjes!

Sport

xhk vrioni
Jo vetëm e tradhtoi, por edhe e ndëshkoi. Atë, Italinë e tij. Xhakomo Vrioni, i lindur në San Severino Marche, shijon golin e shënuar me fanelën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, pikërisht kundër vendit, ku u lind dhe u rrit. “Ia dedikoj babait tim, Arbenit. Kur shënova ai qau nga gëzimi. Ai dhe nëna ime janë shqiptarë. Dhe veshja e fanelës së vendit ku kanë lindur ata, ishte një emocion i papërshkueshëm”. Edhe për vetë sulmuesin ishte një ndeshje nga ato të vecantat e mori akoma më tepër domethënie me golin e realizuar që për pak caste i dha kuqezinjve të Bushit përshtypjen e një barazimi historik ndaj italianëve.

GiacomoVrioniItalyU19vCroatiaU19International9aI5Dck9F5Zl
“Debutimi në atë mënyrë ishte një ëndërr. Kisha shënuar edhe me të rinjtë e Italisë U-17 dhe U-19, por kjo është ndryshe. Eshtë emocion i papërshkrueshëm. Jam vërtet e lumtur. Tashmë shpresoj t’i dhuroj një gëzim tifozëve të Venecias, duke shënuar në fundjavë ndaj Beneventos”. Sa i takon vendimit për të zgjedhur Shqipërinë para Italisë, Vrioni ka rrëfyer se “Thirrja e Shqipërisë nuk ishte një surprizë. Që vitin e kaluar kishte pasur kontakte, por preferova të pres. Kam nënshtetësi të dyfishtë e si përfundim vendosa për Shqipërinë”.