Xherard acaron tifozët: Salah, afrikani më i mirë në historinë e Premier Ligës?

Sport

stiven
Që kur ka lënë futbollin, Stivën Xherard, punon si opinionist në rrjetin televiziv anglez BT Sport dhe mundohet të jetë sa më neutral, për të mos u akuzuar se favorizon Liverpulin në opinionet e tij.

xherard
“A është Mohamed Salah futbollisti më i mirë afrikan që ka luajtur në Premier Ligë? “.
Ish-mesfushori i famshëm e humbi për një moment dhe pastaj vendosi të përdorte diplomacinë: “Pyetje e vështirë për t’u përgjigjur kaq shpejt. Po, ndoshta. Nëse Salah vazhdon të shënojë dhe vendos rekord, atëherë duhet thënë po”.

mohamed
Megjithatë, tifozët anembanë Anglisë kanë vërshuar në komente, disa të acaruar e disa duke bere ironi me Xherardin,i cili harroi se në Angli kanë luajtur lojtarë klasi si Drogba, Ture, Adebajor, Esien e shumë të tjerë.