Zbuloni më shumë mbi deklaratat e trajnerëve të Club Brugge dhe Lask Linz

Sport

Philippe Clement (trajner i Club Brugge)

“Na pret një kundërshtar si Lask Linz, që do të jetë energjik dhe i vendosur, njësoj sic ndodhi edhe në ndeshjet e turit të mëparshëm ndaj Baselit. Austriakët janë një ekip tepër fizik, por edhe shumë i motivuar. Gjithsesi, edhe ne jemi super të motivuar. Nuk kemi aspak ndërmend t’i nënvlerësojmë, pavarësisht rezultatit 1-0 që arritëm të marrim javën e kaluar në fushën e tyre. Një barazim do të ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar, por nuk është ky qëllimi ynë. Ne duam të fitojmë dhe për këtë arsye duhet të shënojmë sa më shpejt, në mënyrë që të bëjmë gjërat më të thjeshta. Nuk jemi stërvitur për penalltitë, pasi për mendimin tim do të ishte e kotë. Sinqerisht, shpresoj që të mos arrijmë deri aty. Në fund të fundit, nëse diskutimi i kualifikimit shkon deri në atë pikë, më tepër do të jetë… fat”.

Valérien Ismael (trajner i Lask Linz)

“Kjo ndeshje është për t’u përballuar si një finale nga ana jonë. Nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Do të jetë njësoj si lojë “pokeri”, duhet të luajmë “all-in”. E ndiej se të gjithë lojtarët e mi janë gati. I gjithë klubi është gati. Në ndeshjen e parë në Austri treguam se mund t’u krijojmë probleme, megjithëse humbëm. Duhet të përpiqemi të vendosim në zbatim planin tonë, në bazë të asaj që kemi përgatitur në stërvitje. LASK dëshiron të luajë në fazën e grupeve të Champions League, prandaj do të bëjë gjithcka për këtë Atmosfera në stadium do të jetë tepër e ndezur, pasi tifozët vendës janë tepër të zhurmshëm. Por kjo nuk do të na pengojë të shfaqemi të motivuar, për të bërë atë që kemi ndërmend. Mendoj se rezultati është thjesht një cështje e konkretizimit me sukses të rasteve që do të arrijmë të krijojmë përmes lojës tonë”.