Zhgënjeu në sezonin e parë, Eden Hazard vjen me premtim për vitin tjetër

Sport

Në verën e shkuar, Eden Hazard u bashkua me Real Madrid, pas një eksperience për disa vite me radhë tek Chelsea në Premier League. Kalimi i belgut në Santiago Bernabeu bëri që tifozët të prisnin shumë nga këmbët e tij dhe ishin gati të shijonin spektaklin e numrit 7-të. Mirëpo, gjithçka mori rrjedhë tjetër në muajin nëntor, aty ku anësori pësoi një dëmtim në kavilje, çka e la jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë. Sikur të mos mjaftonte kjo, menjëherë sapo u rikthye, Hazard u dëmtua përsëri, duke mbyllur kështu këtë edicion. 29 vjeçari, gjatë kësaj kohe, arriti të shënonte vetëm një gol me fanellën e bardhë. Megjithatë, Hazard, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat, e ka pranur se ka bërë një sezon të parë aspak brenda pritshmërive me Realin, mirëpo ai do e tregojë vetën në vitin që vjen. “Sezoni im i parë shkoi keq. Ka qenë një vit që kërkonte përshtatje. Tashmë duhet të jem në formën më të mirë për edicionin që vjen dhe aty do të gjykohem për pritshmëritë dhe nivelin tim të lojës. Kemi një grup të mirë dhe ka qenë një eksperiencë pozitive për mua”, ka theksuar ndër të tjera, 29 vjeçari.