INTERI GEZON NJE REKORD UNIK NEPER 5 LIGAT ME TE FORTA

Uncategorized

Asnjë ekip në asnjë nga pesë kampionatet më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032-24. Po ashtu asnjë tjetër portier në ato liga ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa nënshkrimi i verës së zikaltërve, Jan Zomer.

Interi ka pësuar vetëm shtatë gola nga 16 ndeshje. Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të golave të pësuar nga liderët e Premier Ligës, Arsenali.

Në Francë, ndërkohë, Nica ka pranuar më pak gola në Ligue 1, gjithsejtë nëntë, ndërsa Bajer Leverkuzeni në Bundesligë dhe Real Madrid në La Liga kanë pranuar nga 12 gola deri më tani këtë sezon. Për krahasim brenda Italisë, Napoli kishte pranuar 13 gola nga 16 ndeshjet e para të sezonit të Serisë A. Interi dhe portieri Jan Zomer kanë mbajtur gjithashtu portën të paprekur më shumti herë në pesë kampionate më të mira të Evropës në sezonin 2023-24 në 11 nga 16 ndeshje.