2 javët në vazhdim duhet të ndiqni këto rregulla sipas Komitetit të Ekspertëve

Aktualitet Botë/Rajon

Pak më parë u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve i cili ka vendosur që edhe 2 javët në vazhdim rregullat do të jenë këto:

1- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor.

2- Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e sotme, datë 24 Mars.

3- Shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 24 mars dhe për dy javët në vijim.

4- Universitetet do të vijojnë mësimin online.

5-Fluturimet me Britaninë të pezulluara për dy javët në vijim.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot të mos ndryshojë masat që u morën dy javë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht se u fol për ulje të të infektuarve, të shtruarve në spitalet Covid dhe viktimave, ekspertët thanë se nuk është momenti për të bërë lëshime. Ndalur tek fushata zgjedhore, që zyrtarisht çel ditën e nesërme, Komiteti vendosi të vijohet me ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave, mes rrezikut për përhapje të infeksionit.