7 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa një alkool/dezinfektant me vete!

Aktualitet

Të gjithë e kemi të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarëve! Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë:

1. ATM

E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

2. Transporti publik.

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

3. Supermarketet

Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

4. Palestra

Njerëzit aty djerësijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

5. Zyra

Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool është i nevojshëm.

6. Taksi/makinë

Kurrë mos hypni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerëve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

7. Klinikë mjekësore

Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun .