Baret dhe restorantet i kërkojnë kryeministrit Edi Rama rihapje pa kufizim orari

Aktualitet Botë/Rajon

Një ditë pas bërjes publike të datës 18 Maj e cila do të lejojë këtë sektor të ngrejë qepenët pas më shumë se dy mujash pushim, ata i janë drejtuar kryeministrit me këtë kërkesë, pasi thonë se deri në orën 17:30, klientët do të jenë në punë dhe kështu xhiroja ditore do të jetë e pamjaftueshme për të paguar qiratë dhe pagat e punonjësve.

Ata theksojnë se kanë qenë ndër bizneset e para që u shprehën të gatshëm të mbyllen dhe të vetëkarantinohen ndërsa shtojnë se asnjë pjesëtar i këti sektori fatmirësisht nuk ka rezultuar i infektuar deri më tani.