Hapja e kufijve, ja kur merret vendimi përfundimtar

Aktualitet Botë/Rajon

Qeveria shqiptare do të marrë vendim për hapjen e kufinjve me shtetet e tjera me 11 maj. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë një komunikimi ku u është përgjigjur pyetjeve të nxënësve.

“Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve. Nëse nuk e kemi një vendim deri atëherë, do të merremi me ju individualisht.

Kujtojmë se ministrja gjatë komunikimit të saj njoftoi të gjithë maturantët se nuk do të zhvillohet mbrëmja e maturës për shkak se kjo festë nuk mundëson distancimin social, ndërsa u sugjeroi atyre të gjejnë mënyra të tjera për të festuar.