Manastirliu: Jemi në fazën e parë nga katër fazat e hapjes

Aktualitet Botë/Rajon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se strategjia e hapjes e realizuar nga komiteti teknik është e bazuar në 4 faza të rihapjes. Sipas ministres ne kemi aplikuar fazën e  parë që është dhe më pak e rrezikshmja, ndërkohë që është vlerësuar rrisku i hapjes për secilën nga fazat. Manastirliu bëri të ditur se nëse në fazën e parë do të ketë një numër të caktuar të rasteve të reja nen nje mesatare te caktuar, do të  vijohet me fazën e dytë.

“Komiteti teknik ka realizuar një strategji të rihapjes në faza dhe ka vlerësuar 4 faza të rihapjes ë aktiviteteve dhe në bazë të disa kritereve të vendosura, bazuar në kurbën, numin e të shtruarve dhe kurben epidemiologjike dhe ka vlerësuar disa faza të hapjes”, tha Manastirliu.

E pyetur nëse janë hartuar të gjitha fazat në vijim, Manastirliu tha:

“Kemi kriteret e çdo faze të hapjes, kemi vlerësuar rriskun për secilën fazë. Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte që do të thotë nëse në fazën e parë do të kemi mbi 15 raste pozitive në ditë përmbi një mesatare të rasteve që është rreth 15 raste të reja në ditë, ne do të themi që do të vijojmë në fazën e dytë. Nëse numri do të rritet do të kalojë mbi mesatare nuk do të kalojmë në fazën e dytë, do të mbajmë frenat e emergjencës”, tha Ministrja.