Bashkimi Evropian heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Aktualitet Botë/Rajon

Situata e qetë e COVID në vendin tonë dhe rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë lirinë shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. . “Dritë jeshile” është dhënë edhe për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në listën e vendeve të sigurta, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë futur edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongun, Makaon, Arabinë Saudite dhe Tajvanin.

Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar Koronavirusin. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.