Barroso kritikon Kameron për BE-në

Botë/Rajon

Barroso-2-m 0-450x300Presidenti në largim i Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barroso kritikon kryeministrin britanik, Dejvid Kameron. Sipas Barrosos, Kameron po mbështetet në një strategji të rrezikshme me kritikat e vazhdueshme ndaj Bashkimit Europian.

“Askush nuk është i detyruar të jetë në BE”, tha Barroso në intervistën për rrjetin televiziv francez, France 24. Ai ka shtuar se kryeministri i Britanisë së Madhe Dejvid Kameron, “po luan me zjarr” duke e përshkruar Bashkimin Europian me ngjyra negative.

“Ju nuk mund ta kritikoni BE-në prej së hënës e deri të shtunën, ndërsa të dielën të kërkoni nga populli të votojë për BE-në”, tha Barroso.

Kameron, Partia Konservatore e të cilit është nën presion të popullaritet në rritje të Partisë për Pavarësi të Britanisë, që është euroskeptike, ka premtuar mbajtje të referendumit lidhur me anëtarësimin e mëtejshëm në BE, nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, të vitit të ardhshëm.