Nga nesër të gjithë në shtëpi pas orës 22.00, ministria Manastirliu shpjegon arsyet pse u vendos kufizimi

Aktualitet Botë/Rajon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar arsyet e mbylljes së vendit nga ora 22:00-6.00, masë e vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me synim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Manastirliu tha se kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e bareve e restoranteve në këtë fashë orare është e lidhur me grumbullimet në këto ambiente dhe faktin që konsiderohen si vende me risk të lartë të përhapjes së sëmundjes.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision, ministrja e Shëndetësisë ndër të tjera tha: “Komiteti teknik ka bërë vlerësim shumë të imtësishëm të disa parametrave që karakterizojnë situatën epidemike. Prej ditës së mërkurë do të vendosen masat e kufizimit prej orës 22:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Baret, lokalet dhe restorantet, do të kufizohet aktiviteti i tyre nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit, do të lejohet vetëm shërbimi delivery. Është vendosur ora 22:00 si një orë që praktikisht kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante. Klubet, baret, restorantet dhe grumbullimet janë vlerësuar si zona ku kishte një rrisk më të madh të përhapjes së virusit.

Manastirliu tha po ashtu se pas kësaj ore nuk mund të lëvizësh për qejf apo qetësim, vetëm nëse ka urgjenca shëndetësore apo arsye pune.