Qyteti i vetëm në Shqipëri që nuk po “pushtohet” nga Koronavirusi

Aktualitet Botë/Rajon

Nga e nesërmja vihen në fuqi masat e reja që Komiteti i Ekspertëve Teksnik ka vendosur për situatën e Covid-19 e cila po përkeqësohet. Trasmetueshmëria e virusit është më e madhe dhe duhet se njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen,sidomos mosha më e re, e cila vazhdon me aktivitetet dhe daljet njësoj si më parë.

Mira Rakacolli, kryetarja e komitetit të ekspertëve, deklaroi se do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00-06:00  në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Gjithashtu duke e nisur nga dita e nesërme do të ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery.

Nga ana tjetër ajo deklaroi se Shqipëria është ndarë në tre zona, e kuqe (qytetet më të prekura dhe të rrezikuara nga Covid-19), portokalli (qytetet e prekur mesatarisht nga Covid-19) dhe e verdhë (qytetet më pak të prekur).

Por cili është qyteti më i sigurt në Shqipëri?

Dibra është qarku më me pak të infektuar aktivë me koronavirus në Shqipëri, ku numërohen 125 qytetarë pozitivë me Covid-19. Por në dy ditët e fundit edhe ky qark ka shënuar një rritje të papritur duke regjistruar 21 raste të reja. Qyteti më problematik në këtë qark është Mati, që ka regjistruar 13 raste të reja përgjatë të dielës dhe të hënës që lamë pas, përkatësisht nga 6 dhe 7 raste. Nga ana tjetër, Bulqiza ka një numër minimal rastesh të reja, duke regjistrua 1-2 të tilla në ditë.

Ndërkohë, Tirana cilësohet si zona më e rrezikshme, për shkak edhe të numrit më të lartë të popullsisë. V etëm ditën e djeshme në kryeqytet u regjistruan 222 raste të reja. Në zonën e kuq, përveç Tiranës përfshihen edhe: Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena dhe Tropoja.