Lajm i mirë nga shkencëtarët anglezë, vaksina kundër Koronavirusit mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

Aktualitet Botë/Rajon

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër Koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve. Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.
“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.

Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës. Britania e Madhe numëron deri tani 114,217 të infektuar me Koronavirus dhe 15,464 të vdekur.