Nikoliç anulon vizitën në Bruksel, shkak Kosova

Botë/Rajon

9432704845178fa4f14f82975358188 v4big-250x165Prania e simboleve të Kosovës gjatë ceremonisë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, që mbahet të martën në Belgjikë, ka bërë që presidenti serb Tomisllav Nikoliç të anulojë vizitën e tij. Këtë fakt e konfirmon zyra e presidentit Nikolic përmes një komunikate për shtyp. Në këtë dokument thuhej se “pas konfirmimit të organizatorëve se Kosova do të prezantohet me simbolet shtetërore, presidenti nuk do të udhëtoj për në Bruksel”. Më herët këshilltari për median i presidentes së Kosovës Arbër Vllahiu konfirmoi se Jahjaga nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore për shkak të angazhimit të saj në krizën politike në vend.