Komisioni i Shëndetësisë, “mbledhje” në QSUT

Sociale

qsut-250x165Te besh ligje ne salla komisionesh dhe te jesh atje ku mijëra njerëz luftojnë për jetën ka një diference shume te madhe. Ndaj realiteti me te cilin janë përballur deputetet e Komisionit te Shendetesise, ndërsa kane improvizuar mbledhjen ne QSUT, nuk ka qene dhe aq i bukur. Shefat e urgjencave te spitaleve te Tiranës, ju kane ngritur problemin e urgjencave qe vijnë nga rrethet, qe nuk po përballohen dot me ne Tirane. Ndërsa diskutohej projektligji i ri per shërbimin kombëtar te urgjencës, mjeket kane treguar se vete personeli nuk njeh as numrin e telefonit te urgjencës. Me ngritjen e shërbimit kombëtar te urgjencës, do te ketë nje qendër te vetme pritëse per te gjitha telefonatat dhe menaxhimi i tyre synohet te behet jo vetëm me ambulanca, por edhe me mjetet e transportit te policisë.