Sot, e vërteta për Ebolën në Maqedoni

Botë/Rajon

EVVvvvvvvvvvvvvvvvvv

 

Autoritetet maqedonase pritet që sot të mësojnë të vërtetën për shkakun e vdekjes së shtetasit britanik dy ditë më parë. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi ishte prekur nga sëmundja e Ebolës. Rezultatet përfundimtare pritet të mbërrijnë sot nga Gjermania.

Mostrat janë dërguar në një laborator prestigjioz gjerman dhe pritet rezultati i tyre për të konfirmuar nëse ka Ebola në Maqedoni.

Britaniku kishte hyrë në vend më 2 tetor, dhe kishte qëndruar në një hotel në qendrën tregtare Mavrovasja në Shkup, i shoqëruar nga një partner i tij i biznesit. Partneri i tij vazhdon të jetë i izoluar dhe se ai ka thënë se nuk kishin udhëtuar në vendet afrikane ku është përhapur virusi vdekjeprurës.