“S’ka liberalizim vizash për Kosovën as në 2015-ën”

Botë/Rajon

kos-450x300Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka shuar shpresat e kosovarëve se gjatë vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ambasadorja Viets thotë se “derisa misioni i ardhshëm vlerësues i BE-së, në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, pritet ta vizitojë Kosovën në pranverë të vitit 2015,nuk pritet liberalizim i vizave për kosovarët gjatë vitit 2015”.

“Ne nuk presim liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Viets në intervistë për mediat ne Prishtine.

Ambasadorja gjermane në Kosovë ka pohuar se është kryesisht në duart e autoriteteve të Kosovës, si Qeverisë ashtu edhe Parlamentit, që të përmbushen kërkesat e mbetura, të përcaktuara në hartën rrugore të liberalizimit të vizave.