BE nuk njeh zgjedhjet në Donjeck e Luahnsk

Botë/Rajon

3d0a019d5f96157169fccaede9ed61a7-640x340BE nuk do të njohë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Donjeck dhe Luhansk. Sikurse raporton REL, përfaqësuesja për politikë të jashtme Mongerini ka thënë se “zgjedhjet e parakohshme lokale në përputhje me ligjin e Ukrainës, siç është parashikuar në marrëveshjen e Minskut, do të ishin ligjore dhe legjitime, për një mandat demokratik të autoriteteve lokale në këtë pjesë të Ukrainës.” Sipas marrëveshjes së armëpushimit e cila është arritur në Minks në shtator, mes Rusisë, separatistëve pro-rusë dhe zyrtarëve ukrainas, parashihet mbajtja e zgjedhjeve lokale në lindje, por sipas ligjeve të Ukrainës. Por pavarësisht kësaj marrëveshje, banorët e Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, më 2 nëntor kanë votuar për të zgjedhur udhëheqësit e tyre në Ukrainën lindore. Ndërkohë që Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska do të njohë rezultatet e tyre.