Franca: Shqipëria, jo origjine për refugjatet

Botë/Rajon

albanais-640x340Franca e ka listuar Shqipërinë në radhët e shteteve që nuk janë vend-origjine për refugjatët. Këshilli Shtetëror në Paris miratoi vendimin e zyrës për refugjatët, i cili e rendit Shqipërinë në listën e shteteve të sigurta. Ky organ ka vlerësuar se Tirana zyrtare ka ndërmarrë masat e duhura sa i takon sundimit te ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, reformat në ligjet penale dhe civile pritet të forcojnë mbrojtjen e lirive themelore. Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente, të cilat shënojnë një forcimin e procesit demokratik, këshilli i shtetit në Francë vendosi se, përkundër vështirësive të vazhdueshme në luftën kundër krimit, Shqipëria duhej renditur në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Shqipëria është palë në konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.