Ju kujtohet “vajza më e shëmtuar në botë”? Diçka ka ndodhur me të!

Botë/Rajon

lii 1481719764 3548499

Lizzie Velasquez është bërë subjekt i një meme-je në internet, e cila tallet për pamjen e saj. Pas kësaj, vajza që vuan nga një sëmundje e rrallë pasi trupi i saj nuk është në gjendje të ruajë yndyrën në trup, reagoi me një mesazh që preku shumë persona.

Meme-ja ishte e tillë, Lizzie qëndron pas një peme, ndërsa në foto shkruhej: “Michael tha se do më takonte pas kësaj peme për të bërë qejf. A mund t’i thotë dikush se po e pres ende?”

Vajza e shpërndau memen në Instagram me një mesazh shumë të gjatë, ku i kërkonte njerëzve të mendoheshin mirë para se të shpërndanin një meme të një të huaji.

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

“Kam parë shumë meme të tilla në Facebook dhe Instagram së fundmi. Po e shkruaj këtë postim jo si një viktimë por si dikush që ngre zërin para veprimeve të tilla. Po, është shumë vonë teksa e shkruaj këtë por po e bëj që të kujtoj të gjithë të pafajshmit që përdoren në meme dhe është diçka që nuk ia uroj as armikut tim më të keq. Nuk ka rëndësi se si dukemi apo përmasat që kemi, në fund të ditës jemi të gjithë njerëz. Ju kërkoj që ta ngulitni kete në mendje herën tjetër që të shihni një meme të një personi të huaj. Për momentin mund t’ju duket foto argëtuese, por personi në foto ndoshta ndjen të kundërtën. Shpërndani dashuri jo fjalë që vrasin nëpërmjet ekranit”, shkroi ajo në Instagram.

Postimi mori më shumë se 28 mijë like dhe mijëra përdorues të Instagramit komentuan për ta mbështetur vajzën.

Velasquez postoi më vonë një video mesazh ku falënderoi miqtë për mbështetjen.

Në moshën 17-vjeçare, Lizzie zbuloi një video të vetes së saj në YouTube me mbishkrimin “Gruaja më e shëmtuar në botë”.

Videoja është parë më shumë se 4 milion herë dhe kishte shumë komente negative, të tilla si “digjeni të gjallë”.

Ajo iu përgjigj këtyre njerëzve me një fushatë kundër talljes në vitin 2013. Fjalimi i saj është parë më shumë se 7 milion herë, por duket se përsëri Lizzie vazhdon të jetë “viktimë” e talljeve të njerëzve.