Sa e sigurt është vaksina e Pfizer?

Aktualitet Botë/Rajon

Lidhur me sigurinë dhe pyetjet e shumta për vaksinën Pfizer, ka folur edhe ekspertja e ISHP, Eugena Tomini.

Në një intervistë, Tomini ka deklaruar se kjo vaksinë kalon të gjitha fazat e sigurisë para se të aplikohet në populate dhe se është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera.

“Një vaksinë që kalon në treg për t’u aplikuar në popullatë, kalon të gjitha fazat e sigurisë. Vaksina është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera, që kanë efektet e cilësisë dhe të sigurisë. Një element tjetër i rëndësishëm, si çdo vaksinë e re, ka një sistem të vlerësimit të reaksioneve pas reaksioneve anësore dhe vlerësimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm dhe i aplikueshëm edhe në vendin tonë”, tha Tomini.

Lidhur me programin e vaksinimit në vendin tonë, Tomini theksoi se ka disa skenarë për kombinimin e grupeve prioritare.