Katastrofë natyrore në Afganistan, shënohen mijëra viktima

Botë/Rajon

Pasojat e katastrofës natyrore në Afganistan kanë marrë përmasa të mëdha ndërsa rreth 2 mijë persona mendohet të jenë varrosur të gjallë si pasojë e rrëshqitjes së dheut në provincën Badakshan, në veri lindje të vendit. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në mbrëmje kur një masiv dheu u shkëput ka mali dhe rrafshoi të paktën një fshat te tere me rreth 300 shtëpi, e bashkë me to dhe burra, gra e fëmijë.

Rrëshqitja e dherave erdhi si pasojë e shirave të rrëmbyeshme. Grupet e kërkim shpëtimit kanë gërmuar gjatë gjithë natës, në një terren shumë të vështirë, pasi trupat gjenden deri në të paktën dhjetë metra thellësi. Deri më tani janë nxjerrë nga balta 350 trupa. Për këtë tragjedi ka reaguar dhe ministria jonë e jashtme që ka shprehur ngushëllimet për familjet  e viktimave në Afganistan.