Këta njerëz paguhen për të pritur në radhë për iPhone 7

Botë/Rajon

rradha

Sipas Daily Mail, tifozët e teknologjisë janë rreshtuar për të marrë në duart e tyre iPhone 7 e ri. Radha ka nisur të bëhët gjithnjë e më e madhe në dyqanin Apple në Sydney, por shumë persona janë duke e kthyer ngjarjen në një mundësi biznesi, duke u paguar për të pritur në radhë jashtë dyqanit në rrugën George, para futjes në treg më 16 shtator.
Studenti Greg Marton, nga Hungaria, është i ulur para dyqanit që prej orës 8 të mëngjesit, pikërisht 24 orë para lëshimit të telefonit më të ri të Apple. Ai tha se është paguar nga një biznesmen anonim vetëm për të mbajtur radhën për të.