Kufiri turk vatër e nxehtë

Botë/Rajon

turska2-jpg20141007190442-450x300Kufiri turk ka qenë një vatër e nxehtë nga të dyja anët e tij. Ndërsa koalicioni ndërkombëtar zhvillonte bombardime në qytetin sirian Koban, në anën tjetër, brenda kufirit u shënuan përleshje mes grupeve të mëdha protestuesish pro-kurd dhe dhe forcave të policisë. Kryengritjet erdhën pas thirrjes së Partisë Demokratike Rajonale pro-kurde në Kadikoy të Stambollit dhe u përhapën me shpejtësi në të paktën gjashtë qytete të tjera. Për pasojë u shënua një viktimë dhe tetë persona të tjerë u lënduan. Për shpërndarjen e turmave policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Këto protesta mbahen pasi prej disa ditësh Turqia ka mbyllur kufirin e saj me Sirinë, aty ku po qëndron një radhë e gjatë pjesëtarësh kurd.
Ndërkohë luftimet e ashpra mes militantëve të Shtetit Islamik dhe kurdëve në qytetin e Kobanit u shtuan gjatë ditës. Ekstremistët kanë nën kontroll laget kryesore të qytetit, ndërsa një ditë më parë ngritën edhe flamurin e zi të kalifatit mbi ndërtesa.Nëse bie qyteti i Kobanit, xhihadistët do të kontrollonin vijën kufitare të Sirisë me Turqinë, duke rrezikuar edhe këtë të fundit.