PS4? Jo, zgjedh RoomAlive

Sociale

443619-room-alive-300x169

Kush është i apasionuar me lojërat në PS 4 apo Xbox ka ëndërruar të paktën një herë të vetme të ishte vetë protagonist në video lojërat me luftë apo ato me sporte. Tashmë një gjë e tillë duket se po kthehet në realitet. Një grup inxhinieresh të kompanisë Microsoft kanë krijuar sistemin “RoomAlive” që kthen dhomën tuaj në një fushë beteje, sporti e ambiente të tjera argëtimi ku ju jeni protagonisti kryesor.
Kjo gjë realizohet nga ky lloj sistemi, i përbërë nga katër ose më shumë projektorë me kamera të integruar i cili në mënyrë automatike skanon, memorizon dhe projekton në mënyrë automatike, me ju në qendër të kësaj loje. Ky model i ri “Room Alive” mund të funksionojë në çdo dhomë, pavarësisht sistemit të saj. Për të kuptuar më tepër rreth këtij sistemi ndiqni video-prezantimin e Mikrosoftit.