Britanikët kritikojnë ashpër stafin mjekësor që kërceu në spital

Aktualitet Botë/Rajon

Një video e stafit mjekësor të spitalit Leeds në Britaninë e Madhe që kishin krijuar një koregorafi u shpërnda menjëherë në rrjet. Por një pjesë e publikut nuk e ka pritur mirë këtë video të mjekëve dhe infermierëve të onkologjikut.

Ishin të afërmit  e të sëmurëve kryesisht ata që reaguan të irrituar se familjarët e tyre po luftonin me vdekjen ndërsa stafi i spitalit kërcente.

I menjëhershëm ishte reagimi i spitalit ku deklaronte se ajo koreografi u bë për të motivuar të sëmurët gjatë pandemisë.