Raporti i KE:Konsumi i dobët, papunësia 17.7%

Ekonomi

indicador-económico.jpg

Në fund të vitit 2015, norma e papunësisë në Shqipëri arriti në 17.7%, ndërkohë që ekonomia është përballur me rënie të konsumit public dhe privat. Komisioni Europian ka publikuar raportin e tremujorit të parw të vitit 2016, ku thekson se ekonomia vitin e shkuar u rrit me 2.6%.

Tregtia e jashtme vijoi të ishte e dobët, ndërkohë që eksportet u rritën me ritëm të ulët prej 0.8%. Në fund të vitit 2015, borxhi i jashtëm bruto rezultoi 10,1% më i lartë se një vit më parë, për shkak të huamarrjes qeveritare, ndërkohë që raporti cilëson si problem nivelin e lartë të kredive me probleme, të cilat vazhdojnë të ndikojnë negativisht kreditimin e ekonomisë.

Të ardhurat buxhetore rezultuan me mosrealizim prej 8.2% në raport me objektivini fillestar, dhe 4.5% më pak kundrejt planit të rishikuar të miratuar në mesin e vitit 2015.

Po ashtu edhe shpenzimet rezultuan 7.5% nën planin fillestar, kryesisht për shkak të kursimeve në shpenzimet e interesit dhe mosrealizim të investimeve kapitale.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)