Tableta me rreze dielli, së fundmi në treg

Ekonomi

 

tableta me rreze dielli

Ekipi inovativ i projektimit Goliath Djevre dhe Quentin Ballou arritën të “paketojnë” rrezet e diellit në tableta, një projekt që mund të përfaqësojë progres në fushën e farmacisë.

Tabletat me rreze dielli janë hedhur në treg në disa nga vendet më të famshme turistike në botë. Në treg janë hedhur tableta me rrezet e diellit nga vendpushimet e famshme botërore turistike. Ju mund të zgjidhni tableta me rrezet e diellit nga vende si, Bahamas, Bora Bora, Maldivet.

Është e njohur se mungesa e diellit është shkaku i depresionit dimror i cili ju bën që të ndiheni të lodhur. Ky problem është e theksuar sidomos në shtetet nordike, Alaska, Finlandë dhe vende me periudha të gjata të dimrit.

Krijuesit e këtyre tabletave rekomandojnë që të mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore, dhe bëjnë të ditur se tabletat nuk janë zëvendësues të diellit të vërtetë.