Zvicrës i shtohet edhe një milioner

Ekonomi

capture-decran-2016-02-04-a-09.28.22-587x392.png

 

Zvicrës i është shtuar edhe një milioner i ri në lotari. Një njeri me fat ka qëlluar gjashtë numrat, duke fituar një milion franga. Tiketa me fat ishte blerë në Gjenevë, ka njoftuar lotaria zvicerane Romande.
Numrat fitues këtë herë ishin: 15, 17, 19, 33, 37 dhe 38. Numri me fat ishte 1, Replay 05 dhe Joker 140542. Në jackpotin e ardhshëm janë mbledhur 18.7 milionë franga. /Telegrafi/