Ja kush janë ekonomitë më të mjeruara në botë

Ekonomi

the-us-economy-is-becoming-more-vulnerable-690x518.jpg

 

Indeksi i mjerimit për vitin 2016 nuk sjell asnjë ndryshim në krahasim me një vit më parë për sa i përket kreut të klasifikimit.
Për të dytin vit me radhë Venezuela konfirmohet kështu si Ekonomia më e mjeruar në Botë. Inflacioni galopant, pranë 100% dhe papunësia e pazakontë, në rreth 7% i japin vendin medaljen famëkeqe të vendit më të palumtur në Botë.Indeksi në fjalë publikohet çdo vit nga Bloomberg dhe rendit 63 ekonomi të ndryshme të globit. Por ndërkohë që vendi i parë nuk sjell asnjë ndryshim në krahasim me një vit më parë, surprizat në renditje nuk mungojnë aspak.Në listë, madje në krye të renditjes, tashmë figuron edhe një vend ballkanik. Serbia renditet kështu si ekonomia e shtatë më e mjerueshme në Botë. Në vend të dytë renditet Argjentina, në luftë gjithashtu me inflacionin e lartë.Nga ana tjetër, qeveria Argjentinës ka vendosur të shkrijë institutin e statistikave dhe të ndërpresë publikimin e indikatorëve kyç ekonomik.Afrika e Jugut dhe Greqia mbajnë të njëjtat pozita si një vit më parë, në vendin e 3-të dhe të 4-tët respektivisht. Ndjekin më pas Ukraina dhe Spanja. Përmirësim në renditje shënojnë, Italia me dy vende, Rusia me 7 vende, dhe Eurozona me 1 vend. Lista e ekonomive më të lumtura në botë kryesohet nga Tailanda, Singapori dhe Zvicra.