Flet shkencëtari nga SHBA: Koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri

Aktualitet Botë/Rajon

Drejtori i Institutit të virologjisë në Universitetin e Mariland në USA, ka folur në lidhje me koronavirusin që ka mbërthyer Italinë.

Sipas tij, koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por mund të jetë shumë më pak agresiv.

Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues me famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të AIDS dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV.

Sipas Roberto Gallo ”epidemia që po përhapet tani në itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se koronavirusi nuk do përhapët me agresivitet edhe në Jug të Italisë”

“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt, por jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se virusi nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë. Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”

Italia e jugut, që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.

Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.