Konfirmohet kur mbyllen dhe hapen shkollat në janar; Po kopshtet dhe çerdhet?

Aktualitet

Shkollat do të mbyllen me datë 24 dhjetor dhe do të hapen me 11 janar.

Nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se për çerdhet, vendimi do të jetë i njëjtë me atë të viteve të kaluara.

E pyetur nëse 11 janari do jetë data e rifilimit të mësimit dhe nëse pushimet dimërore do jenë më të gjata, ministrja Manastirliu konfirmoi:

“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar. Sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”