“Captain America” vazhdon të jetë më i shikuari

Kulturë

ddbbbd.jpg

“Captain America: Civil War” edhe në javën e dytë të shfaqjes në kinematë amerikane dhe kanadeze ka vazhduar të jetë filmi më i shikuar duke kryesuar në ‘box office’.

Filmi i Marvel ka përfituar 72.5 milionë dollarë, duke qenë shumë më i suksesshëm se pozita e dytë, “The Jungle Book”, që përfitoi 17.7 milionë dollarë.

Thrileri i George Clooneyt, “Money Monster”, u rendit i treti (15 milionë dollarë), ndërsa “The Darkness” (5.18 milionë dollarë) dhe “Mother’s Day” (3.2 milionë dollarë) përmbyllin pesë vendet e para.
1. Captain America: Civil War – 72.5 milionë dollarë
2. The Jungle Book – 17.7 milionë dollarë
3. Money Monster – 15 milionë dollarë
4. The Darkness – 5.18 milionë dollarë
5. Mother’s Day – 3.25 milionë dollarë
6. Zootopia – 2.8 milionë dollarë
7. The Huntsman: Winter’s War – 2.58 milionë dollarë
8. Keanu – 1.9 milion dollarë
9. Barbershop: The Next Cut – 1.67 milion dollarë
10. The Boss – 1.18 milion dollarë