Ekspozita e nudove te Eva Sulës

Kulturë

evaaa_su.jpg

 

Ekspozita me fotografitë nudo “Muza e Zbuluar’ të fotografes Eva Sula, përpara se të vendosej në Shkodër, erdhi edhe në Tiranë. Fotografitë u ekspozuan në Qendrën Rinore në Tiranë, siç nuk kishte ndodhur më parë. Eva, në fakt, është e para femër që sjellë një ekspozitë të këtij lloji, në Shqipëri. Për të realizuar gjithë këtë, fotografia ka zgjedhur tre modele me të cilat ka realizuar 40 fotografi, apo, siç i quan ajo vetë, shkrime me dritë. I janë dashur thuajse dy vjet për të përzgjedhur punët më të mira e për të përfunduar idenë që kishte në kokë. Muza, sipas saj, gjendet pikërisht te trupi i zhveshur i femrës. Kjo është ideja fillestare e kësaj ekspozite që në datën 5 shkurt do të çelet edhe në qytetin e Shkodrës. Sigurisht që sot, nuk flet më kush për thyerje tabush, jo artistët të paktën. Sidoqoftë, janë pikërisht këta të fundit që thonë se për të mbajtur tabutë të rrëzuara, duhet një vazhdimësi dhe, në këtë kontekst, punët e Eva Sulës, janë një kontribut me vlerë. “Femra është eros dhe erosi është delikat.”- këtë mendon dhe këtë ka dashur të përcjellë Sula në fotografitë e trajtuara krejt me delikatesë, brishtësi. Mund të dalloni aty, hera herës, edhe ‘njolla’ dhune por asgjë që të kthehet në vulgaritet. Punë të tilla i duhen këtij vendi, ky ishte komenti i vizitorëve që mundën të shijojnë në atë pak kohë ekspozitën e çudove të Eva Sulës. Për të tjerët që nuk i kanë parë, punët do të jenë së shpejti në Shkodër.