Papa humbet durimin, qorton turmën në Meksikë

Kulturë

papa-humbet-durimin-qorton-turm-euml-n-n-euml-meksik-euml-video_hd.jpg

Papa Françesku e ka humbur durimin për shkak të entuziazmit të tepruar të turmës që e priste në qytetin Morella, Meksikë.

Ati i Shenjtë po përshëndeste besimtarët që kishin dalë në rrugë për ta pritur, por në një moment një prej tyre e ka tërhequr fort, duke rrezikuar ta rrëzonte mbi një person me aftësi të kufizuara.

Papa e ka puthur në ballë personin që qëndronte në një karrige me rrota, por nuk e ka fshehur irritimin, përcjell Shekulli.

“Mos u bëj egoist! Çfarë po ndodh me ty, pse bëhesh egoist”, i ka thënë ai në spanjisht personit që e tërhoqi.

Gjatë vizitës në Meksikë, Papa u bëri thirrje të rinjve t’i rezistojnë tundimit të parasë së fituar lehtë si shpërndarja e drogës.