Rihanna vlerësohet nga Universiteti i Harvard-it si Humanitarja e vitit!

Kulturë

rihananannana11

Ajo është shumë e famshme në fushën e muzikës por pak prej jush e dinë se Rihanna është gjithashtu shumë e angazhuar me fushata bamirësie. Ajo është shumë aktive në fushatat e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, si dhe shtresave të dhunuara të shoqërisë.

Gjithashtu, ajo ka qenë një nga kontribueset më të rëndësishme në vlerë monetare ndaj një grupi studiuesish të cilat janë duke zbuluar kurën ndaj kancerit.

Duke qenë se aktiviteti i saj i bamirësisë vitin që kaloi ka qenë edhe më i gjerë, Universiteti i Harvardit ka vendosur që ta vlerësojë me çmimin “Humanitarja e vitit”. Çmimi do t’i jepet këngëtares në kampusin e Harvardit në datën 28 shkurt.