Rikthehen “heronjtë e Vigut”

Kulturë

48878-215x165Pas afro 6 vjetësh qëndrimi mes mbeturinave e papastërtive tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër, monumenti i “5 heronjve të Vigut” është shpërngulur përsëri. “5 heronjtë” kanë nisur rrugëtimin e tyre për tu vendosur përballë doganës në rrugën Shkodër – Hani i Hotit. Monumenti u ndërtua në kujtim të Heronjve të Popullit: Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet Lezha dhe Naim Gjylbegu. Vepra e ideuar nga Shaban Haderi, me një bazament të lartë rreth 4 metra, qëndroi për shumë vite në sheshin kryesor të Shkodrës. Por në vitin 2008 këshilli bashkiak, pavarësisht kundërshtimit të të majtëve vendosi spostimin për në varrezat e qytetit.