Makina përplas të moshuarin, nuk i mbijeton goditjes

Sociale

 

policia-250x165Një 80 vjeçar ka humbur jetën ne nje aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ne kryqëzimin e fshatin Verdovë, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Pogradecit. I moshuari Sherif Xhukellari ka qene duke kaluar nga njëra ane e rrugës ne krahun tjetër, kur është përplasur nga nje mjet qe drejtohej nga 29-vjeçari Mariglen Kapushi, banor i fshatit Potgorie i rrethit Korçë, i arrestuar tashme nga policia. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qene duke udhëtuar me shpejtësi tej normave te lejuara ne nje qendër te banuar edhe ne kushte kur lagështira ka qene e madhe ne rruge për shkak te shiut.