Shuhet Amik Kasoruho

Kulturë

Ka ndërruar jetë sot në Tiranë, në moshën 82-vjeçare, shkrimtari dhe publicisti Amik Kasoruho. I njohur edhe si një nga përkthyesit më të mirë ne vend, Kasoruho ka lëne gjurmë në letërsinë shqipe me disa vepra, si: “Një ankth gjysmëshekullor”, “Çmimi i një ëndrre”, “Midis qiellit dhe burgut” dhe me romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.  Për kontributin e tij, Kasoruho është dekoruar edhe nga kreu i shtetit me titullin “Nderi i Kombit”. Ndërsa se fundmi shkrimtari ishte këshilltar për kulturën i Presidentit.