Lajm i mirë; 10 pacientë shërohen nga koronavirus, dalin negativë në të dy testet

Aktualitet Botë/Rajon

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Infektivi pranë QSUT në kryeqytet. Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 10 pacientë janë shëruar nga  koronavirus, duke rezultuar negativë në të dy testet e kryera.

“Lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e MSH.