Më mirë numër të madh te infektuarish me Covid-19; Kjo është arsyeja

Aktualitet Botë/Rajon

Burime të sigurta kanë thënë se vendet që kanë shifra shumë të larta infektimi, si p.sh Londra apo SHBA kanë një imunitet publik dy herë më të madh. Kjo për shkak se shumica e të infektuarve janë pa simptoma dhe këtë e vërtetoi dhe Italia pasi në këtë qytet 40% të të infektuarve nuk kishin shenja.

Një studim i ri nga Instituti Karolinska i Suedisë, sugjeron që nivelet e imunitetit tek ata pa simptoma mund të jenë dy herë më të larta se sa mendohet.

Hulumtimi i Institutit Karolinska me mbi më shumë se 200 të rritur, përfshirë dhurues të shëndetshëm të gjakut, u krye në Suedi, i vetmi vend në Evropë që shmangu izolimin. Ashtu si matja e niveleve të antitrupave, testet ekzaminuan edhe nivelet e qelizave T. Qelizat T janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë viruset dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kanë një rol kryesor në luftimin e koronavirusit.

Studiuesit janë shumë entuziastë për rolin që luajnë qelizat T, sepse ata besojnë se mund të shpjegojë pse disa grupe, në veçanti fëmijët, janë më shumë imunë ndaj koronavirusit.