Nëse do të përdorni urbanin duhet të ndiqni me patjetër këto rregulla

Aktualitet Botë/Rajon

Pas thuajse 3 muajsh i bllokuar, do të rihapet më në fund një nga hallkat më të rëndësishëm të ekonomisë, por edhe jetës në komunitet, transporti publik, por nën masa të rrepta sigurie për të mos kërcënuar shëndetin e qytetarëve. Shoqatat e transportit publik kanë marrë protokollin e sigurisë që duhet zbatuar si nga operatorët, ashtu edhe nga udhëtarët.

Disa nga pikat kryesore të protokollit janë si më poshtë:

1- Numri i udhëtarëve do të jetë 70% e kapacitetit të automjetit.

2- Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjashtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.

3- Drejtuesi i mjetit dhe udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

4- Hipja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet nga dyer të ndryshme.

5- Nëse dikush ka simptoma covid-19, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe nuk zbritet në stacionin më të afërt.

6- Mjetet dhe bagazhet duhen dezinfektuar në 60% të hapësirës së përdorur nga udhëtarët. Shoqëritë dhe terminalet duhet të kenë dezinfektantë me bazë alkooli.

7- Dritaret qëndrojnë hapur përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.

8- Duhet të respektohet distancimi social.

9- Në automjete do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë.