Ndërron jetë britaniku, dyshohet për Ebola

Botë/Rajon

ebola 4833-450x300Një shtetas britanik ne Maqedoni dyshohet se ka ndërruar jete i prekur nga sëmundja e Ebolas. Lajmi fillimisht u dha nga agjencia e lajmeve Reuters, per t’u përhapur edhe me gjere. Megjithatë, autoritetet shëndetësore ne Shkup, ende nuk e kane konfirmuar shkakun e vdekjes se shtetasit britanik. Sipas tyre, po priten rezultatet e analizave. Personi ne fjale kishte mbërritur ne Maqedoni nga Britania e Madhe prej disa ditësh. Ai është shtruar ne kliniken infektive te Shkupit ne orët e para te pasdites, per te ndërruar jete vetëm 30 minuta me vone. Dyshohet se nje tjetër shtetas britanik është i prekur nga ky virus. Ebola ka marre rreth katër mije jete njerëzish, kryesisht ne Afrikën Perëndimore. Nëse konfirmohet se shtetasi britanik ndërroi jete nga virusi vdekjeprurës, përhapja e sëmundjes do te merrte përmasa te tjera, duke iu afruar edhe vendit tone.